Arturo Vidal nuk është dukur aspak mirë në humbjen 8-2 që pësoi Barcelona ndaj Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ish-anëtari i Bavarezëve startoi nga minuta e parë për skuadrën katalunase, mirëpo ndikimi i tij në lojë ishte tejet i vogël.
Thomas Muller dhe i huazuari nga Barcelona, Philippe Coutinho shënuan dy herë, derisa Ivan Perisic, Serge Gnabry , Joshua Kimmich e Robert Lewandowski realizuar nga njëherë.
Pasi sulmuesi polak shënoi golin e gjashtë për Bayernin në minutën e 82-të, Vidal është filmuar nga kamerat i rraskapitur dhe i mbushur frymë.
Kiliani dukej sikurse dëshironte të dorëzohej aty për aty dhe të largohej nga fusha me kokë ulur kur rezultati ishte 6-2.
This match really made Arturo Vidal re-think his life, damn pic.twitter.com/jwW5ATCbks
— Yu (@YucciMane) August 15, 2020
Kur Coutinho u inkuadrua në lojë, gjërat u vështirësuan edhe më keq për Barcelonën, pasi braziliani që është nën pronësi të tyre, arriti t’u shënonte dy gola, për të përfunduar kështu takimi 8-2. /Telegrafi/