Pak ditë më parë, Paul Pogba u dënua me katër vite për doping.
Ky dënim, atij ia ka rrezikuar me të madhe karrierën futbollistike, pasi kur t’i përfundojë dënimi do të jetë 35 vjeç.
Lexo Edhe:
Për momentin, Pogba ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, por klubi bardhezi mund ta ndërpresë atë para kohe.
Ndërkohë, nga Rusia është zbuluar një hipotezë e bujshme. Atje ekziston Liga e Futbollit Mediatik, e cila u krijua në vitin 2022.
Është një kampionat ku skuadrat përbëhen nga personazhe të famshëm.
Drejtori sportiv i “Brokye Boys”, Artjom Chatjaturjan, zbuloi se kishte kontaktuar me Pogba me qëllim që t’i ofronte pjesëmarrjen në këtë kompeticion.
“Mund të duket si shaka, por ne e kemi telefonuar. Deri tani ka refuzuar me mirësjellje. Ai është në një moment të dëshpëruar dhe ka nevojë për kohë që të pranojë realitetin e hidhur. Duket e pabesueshme që një nga futbollistët më të mirë në botë nuk do të jetë në gjendje të luajë për aq gjatë”, përfundoi Chatjaturjan