I ndryshoi tri klube për një muaj, ky është futbollisti rekordmen

Afati kalimtar i janarit ishte tejet interesant, të paktën për një futbollist.

Sipas “Gazetes Sheshi”, Ardian Shaljani ka nënshkruar me Dardanën.

Futbollisti 20 vjeçar ndryshoi plotë tre skuadra në këtë muaj.

Fillimisht, Shaljani e nisi muajin tek Burreli në Shqipëri për të kaluar më pas tek Trepça ’89 ku ishte në prova dhe nuk bindi sa për të siguruar kontratë e tashmë për tu prezantuar tek Dardana e Kamenicës.


Qendërmbrojtësi i ri pati fatin që gjatë këtyre ditëve të stërviste nën urdhrat e Samuel Nikajt dhe Shpëtim Idrizit për të kaluar tashmë edhe tek skuadra e Sedat Pajazitit.

Dardana përfundoi stinorin vjeshtor në mesin e tabelës të Grupit B në Ligën e Parë, por kërkon kreun e tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *