I ndërron jetë nëna, Klopp nuk mundet të shkojë në funeral shkaku i ndalesës së udhëtimeve

Nëna e Jurgen Klopp, Elisabeth ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, kështu se paku raportojnë mediat gjermane.

Ish trajneri i Borussia Dortmundit, thuhet se e ka vizituar nënën e tij për herë të fundit, në ditëlindjen e 80-të, derisa shkaku i COVID-19 nuk lejohet të rikthehet në Gjermani për funeralin e saj.

“Ajo nënkuptonte gjithçka për mua. Ishte nënë e vërtetë në kuptimin më të mirë në botë”.

“Si një krishtere e devotshme, unë e di që ajo është në vend më të mirë tash”.

“Fakti që nuk mund të jem në varrim është për shkak të këtyre kohërave të tmerrshme, por posa të lejojnë rrethanat, ne do të bëjmë një përkujtim të mrekullueshëm që është i përshtatshëm për të”, u shpreh Klopp.

Ndërkohë, kujtojmë se në vitin 2000 ka ndërruar jetë edhe babai i Kloppit, Norbert shkaku i një sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *