I mohuan penalltinë, kapiteni i Celtës “plas” në tokë monitorin e VAR

Iago Aspas nuk përmbahet dhe në ndeshjen mes Celta Vigos dhe Sevilla iu drejtua monitorit të VAR duke e përplasur atë në tokë.

Në ndeshjen që përfundoi me shifrat 1-1, në kohën shtesë të pjesës së dytë pati një episod ku lojtarët e Celtas kërkuan penallti. Arbitri akordoi 11-metërsh, por pas ndërhyrjes së VAR, u afrua te monitori dhe anuloi vendimin e tij të parë.

Kështu, Aspas që ishte në stol nuk i mbajti nervat dhe u afrua tek monitori duke e përplasur atë në tokë. Një video që tashmë është shpërndarë kudo dhe po bën xhiron në rrjetet sociale. Kujtojmë se edhe VAR nuk ka mundur t’i shuajë polemikat në futboll ndërsa tashmë Aspas pritet të përballet edhe me ndonjë dënim të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *