I mbaron kontrata në verë, PSG dhe Barça “sherr” për yllin e Liverpool

I mbaron kontrata në verë, PSG dhe Barça “sherr” për yllin e Liverpool Shumë lojtarëve u mbaron kontrata në fund të këtij sezoni dhe do të jenë të lirë të firmosin me parametra zero.

Një prej yjeve që do të jetë i lirë në merkaton e kësaj vere është Georgino Wijnaldum, me holandezin që nuk pranuar të rinovojë me Liverpool. Wijnaldum është në kërkim të një eksperience të re jashtë Anglisë dhe dy klube janë futur në sherr për të siguruar shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Barcelonën dhe PSG. Katalanasit kanë një avantazh të madh, pasi Wijnaldum ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me trajnerin Koeman, me të cilin ka punuar te Kombëtarja e Holandës.

Nga ana tjetër, PSG do të mundohet ta joshë me një kontratë faraonike, pasi francezët kanë dukshëm mangësi të mëdha në mesfushë, ku i vetmi lojtar që garanton siguri është italiani Verratti. Tani, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Wijnaldum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *