Trajneri italian Carlo Ancelotti është në prag që të shkruajë historinë si trajneri i parë që ka fituar titullin e Ligës në Spanjë, Itali, Angli, Francë dhe Gjermani.
Askush nuk e ka arritur kurrë më parë këtë në pesë liga të mëdha evropiane.
Këtë mbrëmje, 62-vjeçari pothuajse siguroi La Liga-n me Real Madridin pas një fitore 3-1 si mysafir ndaj Osasunas.
Edhe pse ai kishte fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Mbretit me Real Madridin në edicionet 2013-15, ai nuk e ka fituar kurrë më parë La Ligan.
Ancelottit i duhen vetëm edhe katër pikë që të realizojë ëndrrën e tij.
Në të kaluarën ai ka fituar Serie A me Milanin, Premierligën me Chelsean, Ligue 1 me PSG dhe Bundesligën me Bayern Munich.