Real Madridi luajti të martën ndeshjen e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës. Një duel, në të cilin të bardhët fituan 3-1 dhe kaluan në çerekfinale, falë edhe një goli nga penalltia të Sergio Ramos. Qendërmbrojtësi i dha ekipit të tij qetësinë me golin e dytë. Por, përveç kësaj, goli pati një detaj ndryshe, sepse iu kushtua gruas së tij, Pilar Rubio, e cila mbush 43 vjeç këtë të mërkurë.
Një dedikim i veçantë
Ky gol nga Sergio Ramos ka qenë i 15-ti në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve, duke barazuar Gerard Piqué dhe Iván Helguera. AI është vetëm një “rrjetë” prapa Roberto Carlos, mbrojtësit me më shumë gola në këtë garë. Diçka që ia ka kushtuar gruas së tij, përmes rrjeteve sociale.
Kapiteni i Real Madridit ka shpërndarë përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram një imazh, në të cilin shfaqet duke festuar golin e shënuar kundër Atalantës. Duke komentuar se kujt i kushtohet ai gol, Ramos sqaroi: “Ky është ekipi ynë, ky është Real Madridi. Edhe një tjetër gol i shënuar, dedikuar ty, dashuria ime, Pilar Rubio”.
Reagimet nuk kanë vonuar shumë, pasi postimi ka grumbulluar më shumë se 250.000 “like” në vetëm disa minuta. Përveç kësaj, ai ka marrë më shumë se 3.000 komente me mesazhe të bukura për ta si çift.
Këtë të mërkurë, qendërmbrojtësi i bardhë donte të ndante një urim emocional për gruan dhe nënën e fëmijëve të tij: “Ju e pikturoni jetën tonë me buzëqeshje, butësi, bukuri dhe inteligjencë. Na e zbuloni botën me një ritëm të shpejtë dhe me një dorë të fortë. Ju na jepni gjithçka, sepse ndriçoni mua, fëmijët tanë, familjen tonë. Nuk mund të kisha pasur më shumë fat sesa të të kisha pranë meje ty, përgjithmonë. Të dua çmendurisht, dashuria ime! Gëzuar ditëlindjen!”