Ka filluar pjesa e dytë në ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë në kuadër të ndeshjes së dytë, e vlefshme për edicionin e ri në Ligën e Kombeve.
Greqia e ka shënuar edhe golin e dytë për 0:2 përmes Siovas në minutën e 51-të të ndeshjes.
Kosova kishte disa raste të mira për shënim, sidomos me anë të Arbër Zenelit, por dështoi të shënonte.
Pas barazimit (1:1) me Moldavinë të enjten që lamë pas, Kosova synon tri pikët e para në Prishtinë kundër helenëve.