Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sot.
Një super ndeshje pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, atje ku Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen kthyese.
Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4 me 3, në një takim që prodhoi spektakël të madh, me skuadrën angleze që ka një avantazh që nuk garanton asgjë.
Real Madridi është eliminuar në të pesë gjysmëfinalet e mëparshme të Ligës së Kampionëve të UEFA-s kur ka humbur ndeshjen e parë.
Kjo nuk është një statistikë e mirë për madrilenët, por që do të tentojnë ta ndryshojnë sot.