Moment shumë i komplikuar për Paris Saint-Germain, në mes të emergjencës së dëmtimeve humbjes pasditen e sotme ndaj Monaco-s, vetëm pak ditë nga ndeshja vendimtare e Champions League kundër Bayernit.
Pas fishkëllimës së fundit, Gianluigi Donnarumma iu drejtua fansave të tij nëpërmjet medieve, duke u kërkuar falje.
“Nuk ka justifikime për këtë humbje, jemi të zhgënjyer dhe duhet t’u kërkojmë falje atyre. Ne donim të bënim më mirë, por duhet të mendojmë pozitivisht, ne jemi ende në krye të tabelës. Është një moment i komplikuar, por nuk duhet të humbasim optimizmin, le të vazhdojmë të punojmë dhe të përqendrohemi në ndeshjen e së martës”-tha portieri.