Humbja e rëndë ndaj Juves, Barcelona merr vendimin për Koeman

Pas humbjes së rëndë kundër Juves, presidenti i përkohshëm i Barçës, Carles Tusqets, dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të konfirmojnë në stolin kuqeblu trajnerin Ronald Koeman.

“Koeman do të vazhdojë punën e tij te Barcelona dhe kjo nuk diskutohet”, ishin fjalët e tij përballë kamerave të “Chiringuito TV”.

Ndërkohë, media katalanase nënvizon se disa prej lojtarëve kanë nisur që të lodhen me ndryshimin taktik nga 4-3-3 në 4-2-3-1 të skemës së lojës, duke qenë se shumë prej tyre nuk mund ta interpretojnë atë, duke parë edhe mungesat e shumta për dëmtime, me të cilat po përballet aktualisht Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *