Sërish humbje për Tiranën në Europë. Kampionët e Shqipërisë dështuan në “Air Albania” kundër Zrinjskit, sfida e parë e raundit të dytë të Conference League.
Kampionët e Bosnjes fituan 0-1 falë golit të Nemanja Bilbija në minutën e 12’. Faull naiv i Vesel Limajt dhe finalizim i saktë i goleadorit boshnjak nga pika e bardhë, edhe pse Visar Bekaj ia kuptoi krahun.
Zrinjski dominoi pjesën e parë të takimit, me “gardianin” Bekaj që shpëtoi në 3 raste portën e Tiranës nga pësimi i golit të dytë. Treshja Redon Xhixha-Taulant Seferi-Florent Hasani nuk ia dolën do të çanin mbrojtjen e fortë të ekipit mik.
Pushimi i bëri mirë Tiranës, që e nisi fraksionin e dytë të takimit me një marsh më shumë. Seferi mori përsipër në minutat e para, por goleadori i bardhebluve nuk mbërriti do te goli. Tensioni nuk mungoi në fushë, Najdovski dhe Jankovic u kapën me duar me njëri-tjetrin, me arbitrin kryesor që i ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë.
Zrinjski uli ritmin, menaxhoi mirë minutat e mbetura, ndërkohë që skuadra e Orges Shehit u lodh, nuk krijoi më raste dhe nuk rrezikoi portën boshnjake.
Përfundimisht 0-1 për Zrinjskin, teksa përballja e kthimit do të luhet pas 9 ditësh (28 korrik) “Stadion pod Bijelim Brijegom”, Mostar.