Humbja e Man Utd në derbi, arsyeja pse Solskjaer i shpëton shkarkimit

Manchester United nuk e ka në plan shkarkimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, pavarësisht humbjes në derbin e Mançesterit.

Nuk ka asnjë indikacion nga klubi se norvegjezi do të humbë punën e tij gjatë pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Ai pritet të jetë në krye të stolit të “Djajve të Kuq” në ndeshjen e ardhshme në Premier League, kundër Watfordit.

Megjithatë, një numër ish-lojtarësh të famshëm të United kanë dyshime nëse Solskjaer është njeriu i duhur për të ndryshuar gjërat në “Old Trafford”, pas humbjeve të njëpasnjëshme në shtëpi ndaj rivalëve si Liverpooli dhe Manchester City.

Kuptohet që dëshira është që Solskjaer të ketë sukses, duke pasur parasysh statusin e tij si një ish-lojtar, por dy humbjet e fundit kanë bërë që disa ikona të klubit të shqetësohen për taktikat që po përdoren.

Spekulimet për të ardhmen e Solskjaer lindën sidomos pas humbjes poshtëruese 5-0 nga Liverpooli dy javë më parë, por fitorja me Tottenhamin dhe barazimi me Atalantën në Champions sikur e qetësuan disi situatën.

Eksperti i futbollit të Sky Sports, Gary Neville, theksoi pas humbjes me City-n se nuk do të merret asnjë vendim për Solskjaerin pa u larguar Ed Woodward (do të mdodhë në fund të vitit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *