Humbi ndjenjat dhe u dërgua me urgjencë në spital, klubi jep detaje për gjendjen e Astrit Selmanit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Astrit Selmani pati një ditë të vështirë të dielën gjatë ndeshjes me Hammarbyn kundër Ostersunds.

Pas një përplasje me një kundërshtar në fushë, Astriti humbi ndjenjat dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e futbollistit kosovar është përmisuar dhe ai mund të kthehet në stërvitje brenda disa ditëve.

Kështu ka bërë të ditur klubi suedez, Hammarby përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Astriti i ka kryer ekzaminimet në spital, të cilat janë normale në raste të tilla. Ai e ka pësuar një tronditje si pasojë e përplasjes me kundërshtarin në fushë. Atij i është qepur vetulla dhe nuk ka ndonjë lëndim tjetër. Disa ditë pushim dhe Astriti mund t’iu kthehet stërvitjeve”, thuhet në njoftimin e Hammarby.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *