“Huliganët nga Prishtina bën kaos në Spanjë”: Mediumi serb me titull skandaloz pasi u kërkua largimi i flamurit të Kosovës nga stadiumi

Pak minuta para se të niste ndeshja e djeshme mes Spanjës dhe Përfaqësueses së Kosovës ishte gati të ndodhte një incident kontravers.

Autoritetet e Federatës së Futbollit të Spanjës kërkuan që flamuri i Kosovës të largohet nga stadiumi “La Cartuja” në Sevilla, raporton FrontOnline.

Megjithatë, një gjë të tillë nuk e lejoi kreu i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, i cili deri në fund insistoi që flamuri të mbetet në stadium.

Në lidhje me këtë moment ka reaguar edhe mediumi kontravers serb, “Kurir.rs”. i cili e nisi me një titull skandaloz këtë moment.

“Huliganët nga Prishtina krijuan kaos në Spanjë: Delegacioni i shtetit të rremë solli flamurin e Kosovës, siguria nxituan ta hiqnin atë”, shkruhet në titullin skandaloz të serbëve.

Ndryshe, ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022” mes Spanjës dhe Kosovës u mbyll me rezultat 3:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *