Evander Holyfield ka ritheksuar dëshirën e tij për t’u përballur me Mike Tyson, në luftën e rikthimit në ring, por tani ka përmendur edhe ish dy kundërshtarët e tij, Lennox Lewis dhe Riddick Bowe.
57 vjeçari ka një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në ring këtë vit, nëntë vite pas pensionimit nga boksi.
Holyfield është lidhur ngushtë me një luftë trilogjike kundër Tyson, 53 vjeç, i cili gjithashtu ka stërvitur shumë gjatë mbylljes shkaku i koronavirusit.
“Është më mirë këtë ta bëjë me njerëzit që kanë qenë rreth e rrotull si unë. Unë nuk dua të luftoj me dikë që përpiqet të bëj emër për veten”, ka deklaruar Holyfield, përcjell lajmi.net.
“Njerëzit dua të më shohin mua me Riddick Bowe, natyrisht, Mike Tyson dhe ndoshta Lennox Lewis, kjo do të ishte e mirë”.
Përveç Tyson, Holyfield ka luftuar kundër Bowe në tri raste, duke marrë një fitore, një barazim dhe një humbje, ndërsa ka humbur një nga dy takimet kundër Lewis, me të cilin ka edhe një barazim.