Holanda me rezultat bindës mposht Maqedoninë e Veriut

Holandezët mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat 0 – 3.

Fillimisht, Maqedonia e Veriut gjeti golin, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Memphis Depay zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Malen (24′), gol që ishte i vetmi në pjesën e parë.

Georginio Wijnaldum u asistua në mënyrë të mrekullueshme nga Memphis Depay dhe lehtësisht shënoi për të dyfishuar rezultatin (51′).

Pas vetëm shtatë minutave, një top i kthyer përfundoi sërish te Wijnaldum, që e konkretizoi në gol (58′).

Tutje, Holanda mund të shënonte edhe në disa raste, por iu mungoi goditja finale.

Kësisoj, Holanda kalon në fazën tjetër e pamposhtur me nëntë pikë të tubuara, derisa Maqedonia e mbyll aventurën në “Euro 2020” në fund pa pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *