Holanda apo Anglia, sot mësohet kombëtarja e dytë që siguron finalen e ‘Euro 2024’

Sot mësohet edhe finalisti i dytë në ‘Euro 2024’.

Holanda dhe Anglia synojnë ‘biletën’ për finalen që zhvillohet të dielën në Berlin.

Mbrëmë, Spanja e mposhti Francën dhe u bë kombëtarja e parë që siguron një vend për ndeshjen më të rëndësishme të vitit në nivel të kombëtareve në Evropë.

Anglia është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit konkurruese, por që Holanda po kalon poashtu në një moment të jashtëzakonshëm.

Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *