Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri pritet të jenë kandidatë për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Megjithatë, për t’u zyrtarizuar gjithçka pritet vendimi i FFK-së, përkatësish Komisioni për Certifikimin e kandidatëve.
Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj ka folur para mediave duke hënë se ky institucion shumë shpejt do të dalë me një njoftim zyrtar.
Ndër të tjera, Hodaj ka insistuar se Kuvendi Zgjedhor i 6 prillit është i rregullt, konform ligjit dhe statutit, duke i hedh poshtë pretendimet e opozitës, që vazhdimisht e ka konsideruar të paligjshëm dhe anti-statutar thirrjen e këtij Kuvendi.