Hodaj emërohet konsull i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë, presidenti Ademi e vlerëson lart punën e tij në FFK

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj është emëruar konsull i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë ndihet krenar që në pozitën e sekretarit të përgjithshëm kishte një kalibër siç është Hodaj.

Hodaj, sipas kreut të FFK, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit për periudhën sa ai ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në futbollin kosovar.

Ky është postimi i presidentit Ademi:

Sot, Taulant Hodaj u inaugurua si konsull i përgjithshëm i Mbretërisë së Norvegjisë.

Personalisht, isha shumë i lumtur dhe krenar që patëm një kalibër të tillë në rolin e sekretarit të përgjithshëm në Federatën e Futbollit të Kosovës. Gjatë kohës që ishte në këtë pozitë, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, duke u shquar si një jurist i shkëlqyer dhe një bashkëpunëtor i denjë për të gjithë.

Taulant Hodajt i takon një falënderim i madh për punën e tij të zellshme dhe kontributin e tij të çmuar në futbollin e Kosovës, për aq kohë sa ishte pjesë e FFK-së.

Unë dhe FFK e respektojmë dhe e vlerësojmë thellësisht për ndihmën e tij në zhvillimin e sportit tonë të dashur dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë.

Njëherësh jam i lumtur që Taulant Hodaj do të jetë sërish pjesë e futbollit në rolet e tjera, pasi me të do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të këshillohemi për çështjet juridike të një institucioni kaq kredibil siç është FFK.

Pra, tanimë ish-sekretarin tonë të përgjithshëm e kemi një diplomat të ri, të cilin e zgjodhi jo rastësisht shteti norvegjez. Me këtë rast i falënderoj edhe ata për besimin e dhënë, e them këtë pasi Taulant Hodajn e llogarisim si pjesë të familjes tonë të futbollit.

Tash e tutje Taulantit i dëshirojmë suksese në rolin e konsullit të përgjithshëm të Mbretërisë së Norvegjisë, e i cili do ta ketë mbështetjen tonë, por sigurisht edhe ne përkrahjen e tij profesionale.

I dëshiroj fat në punën e re dhe karriera e tij të vazhdojë me shumë suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *