Historike: Shqipëria fiton medaljen e arit në botërorin e mundjes

Mundësi me origjinë ruse Zelimkhan Abakarov, por që garon për Shqipërinë (ka nënshtetësi shqiptare), fitoi sot në mbrëmje medaljen e artë në peshën 57kg, në Kampionatin Botëror të Mundjes, turne që po zhvillohet në Beograd të Serbisë. Në finale, ai triumfoi 7-2 ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman.

Një medalje historike, pasi për herë të parë në histori Shqipëria arrin të rrëmbejë një medalje të artë, e cila vjen nga një mundës i neutralizuar shqiptar. Abakarov bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj amerikanit Gilman, duke e dominuar sfidën dhe duke triumfuar në peshën 57kg, ku përgjatë dy ditëve gara ishte absolut.

Një triumf i jashtëzakonshëm, i një mundësi që nderoi ngjyrat kuqezi në këtë botëror, duke valëvitur flamurin tonë në mes të Beogradit. Zelimkhan Abakarov tregoi se është një kampion, duke Ii dhuruar Shqipërisë një triumf historik, në një event të rëndësishëm, duke mposhtur të gjithë rivalët e tij në tapet.

Dita e parë: Në eliminatore, Abakarov mposhti me lehtësi 10-0 kolumbianin Oscar Urbamo, ndërkohë që në raundin tjetër triumfoi ndaj kubanezit Reineri Ortega, po me rezultatin 10-0. Falë këtyre dy fitoreve ai arrin të sigurojë kualifikimin në çerekfinale.

Në çerekfinale, mundësi shqiptar zhvilloi një tjetër duel të mirë, duke mundur 13-2 Gulomjon Abdullaev të Uzkekistanit dhe del në gjysmëfinale. Rrugëtimi i Abakarov nuk ndalet këtu, pasi në gjysmëfinale fitoi 6-1 ndaj serbit Stevan Micic, duke dalë në finalen e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *