Stephanie Frappart do të jetë gjyqtarja e parë femër që drejton një ndeshje për meshkuj në Ligën e Kampionëve.
37-vjeçarja franceze është caktuar të drejtojë ndeshjen midis Juventus dhe Dinamo Kiev, të planifikuar në ”Allianz Stadium” në Torino të mërkurën nga ora 21:00.
Frappart tashmë ka gjykuar në Ligue 1, arbitroi në finalen e Super Kupës Evropiane më 2019, midis Liverpool dhe Chelsea.
Tetorin e kaluar ajo bëri debutimin në Europa League, në ndeshjen midis Leicester dhe Zorya.
Por kjo do të jetë hera e parë në histori që një femër gjykon një ndeshje të Ligës së Kampionëve.