Chermen Valiev në histori. Shqipëria fiton medaljen e parë olimpike në historinë e pjesëmarrjeve të saj. Mundësi i natyralizuar si Shqiptar arriti të mposhtë 6-2 Viktor Rassadin nga Taxhikistani.
Valiev u eliminua të premten në çerekfinale nga uzbekistanasi Zhamalov, por mundësi ynë ishte në garë ditën e shtunë për një medalje bronzi dhe arriti t’ia dalë të triumfojë, duke sjellë medaljen e parë historike për vendin tonë. Shqipëria ishte një nga 5 vendet që nuk kishte fituar kurrë medalje olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monacon dhe Andorran.
Por, rrugëtimi i skuadrës kuqezi nuk përfundon me kaq, pasi ditën e dielë Islam Dudaev do të përpiqet të fitojë edhe ai një medalje bronzi.