Historia si në përralla e Messias: Nga shpërndarja e elektroshtëpiakeve në majën e futbollit italian

Milan ka gjetur pasardhësin e Hakan Calhanoglu.

Bëhet fjalë për Junior Messia-s, për të cilin është arritur një marrëveshje natën e djeshme me Crotonen.

Milan do ta huazojë lojtarin për 2.6 milionë euro dhe e drejta e blerjes është fiksuar në 5.4 milionë euro plus 1 si bonus.

Një përrallë e vërtetë për ish-numrin 30 të Crotone-s.

Në 7 vite, braziliani ka kaluar nga shpërndarja e elektroshtëpiakeve në majat e Serisë B.

Falë Ezio Rossi-t, legjendë “granata” që e ka zbuluar gjatë një ndeshje amatorësh në Torino: “Ishte 22 vjeç, nuk kishte më besim. Dhe në Serinë A do të mund të bëjë akoma më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *