“Historia e Messit me Barcelonën nuk ka mbaruar”- Deklarata e fuqishme që po “çmend” tifozët e klubit

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se do të dëshironte që futbollisti argjentinas Lionel Messi të rikthehej në klubin katalanas, raportojnë mediat amerikane.

Messi u largua nga Barcelona vitin e kaluar për shkak të situatës së vështirë financiare në të cilën u gjend klubi katalanas dhe vendosi të vazhdojë karrierën e tij në Paris Saint-Germain.

“Besoj, shpresoj dhe uroj që historia e Messit me Barcelonën të mos mbarojë. Besoj se është një temë e hapur. Është përgjegjësia jonë të sigurojmë një fund më të mirë se ai – tha njeriu i parë i Barcelonës për “I-ES-Pi-En”.

Messi ka kontratë me klubin francez deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe së fundmi ka refuzuar të vazhdojë bashkëpunimin me ta.

Messi (35) mbërriti në Barcelonë në moshën 13 vjeçare dhe për klubin katalanas luajti 778 ndeshje dhe shënoi 672 gola. Me skuadrën Nou Camp fitoi 34 trofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *