Historia e djalit nga Afganistani, Murtaza Ahmadi ka prekur shumë kë dhe ende nuk ka një fund të lumtur.
Murtaza Ahmadi kishte veshur fanellën e Messit të rregulluar me qese plastike.
Fotoja e tij bëri bujë të madhe atë kohë, dhe ai ishte takuar në Doha me Messin në një ndeshje miqësore mes Barcelonës dhe Al Ahly.
“Unë i thash atij se doja të qëndroja dhe të luaja me të. Ai më tha të shkoja me babanë tim, por unë nuk e kuptoja gjuhën e tij. Isha i lumtur atëherë”, ka thënë Murtaza.
Familja e djalit jetoi për një kohë të gjatë me shpresën se do ta merrnin atë azil në Spanjë, siç kishte bërë dikur Cristiano Ronaldo për Ziad Abdul, një djalë i ri nga Siria.
“Ne shkuam në Doha me shpresën se Messi do të bënte diçka për ne, por ai nuk bëri asgjë”, thotë babai i djaloshit.