Hidhet shorti, Kosova në grup me Ukrainën

Hendbollistët e Kosovës do të luajnë në një grup me Ukrainën në Evropianin që mbahet në verë. Bëhet fjalë për Evropianin U20, Divizioni B. Sipas njoftimit të FHK-së, shorti për këtë Evropian është tërhequr të enjten.

Hendbollistët e Kosovës U20 janë në grup me Bjellorusinë, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën. Evropiani i Divizionit B, në të cilin merr pjesë Kosova U20, mbahet prej 14 deri më 23 korrik në Varna të Bullgarisë.

Ndërkohë Kosova U18 është në grup me Maqedoninë e Veriut, Letoninë dhe Turqinë. Ndeshjet luhen në Letoni prej 8 deri më 14 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *