Jamel Herring do ta mbrojë titullin në kategorinë super të lehtë kundërt Carl Frampton në meçin e shumëpritur në fund të këtij viti, pasi e mposhti me diskualifikim Jonathan Oquendon në Las Vegas.
Boksieri amerikan e mbrojti titullin pasi Oquendo u diskualifikua nga gjyqtari Tony Weeks në fund të rundit të terë, për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme me kokë, transmeton GE.
Herring u dërgua në spital pas meçit në MGM Grand Conference Centre, por nuk kishte pësuar asnjë thyerje eshtërore.
“Meç i shëmtuar”, tha Herring.
Herring i ka fituar 22 prej 24 luftërave të tij profesionale deri tani.
34-vjeçari e rrëzoi Ouqendon në rundin e dytë dhe nga ai çast nisën goditjet e këtij të fundit me kokë, si pasojë e të cilave Herring pësoi një çarje të keqe në vetullën e djathtë.
Kjo i kushtoi boksierit nga Porto Riko me heqje të pikëve.
Por goditjet e tij me kokë vazhduan deri kur gjyqtari përfundimisht e diskualifikoi Oquendon.
Në kohën e diskualifikimit të tij, Herring po e fitonte meçin me pikë.