Zvicra ka shënuar fitore ndaj Italisë me rezultat 2-0 për të kaluar në çerekfinale dhe kjo edhe fal paraqitjes së madhe të Ruben Vargas.
Sulmuesi i krahut shënoi dhe asistoi në fitoren e helvetëve ndaj italianëve, ku u shpall edhe “Lojtar i ndeshjes” nga UEFA.
Ai ka zbuluar pas ndeshjes se çfarë i kishte thënë kapiteni i ekipit, Granit Xhaka mes pjesëve dhe në momentin e goditjes së topit kur u shënua goli.
“Graniti më tha: ‘Ruben, vetëm shëno një gol”. Më pas e dëgjove duke më thënë gjuaj. Gjithçka ndodh shumë shpejt”, tregoi Vargas pas ndeshjes për mediat zvicerane.
Zvicra tani do të përballet me Anglisë ose Sllovakinë në çerekfinale, ndeshje që zhvillohet nesër (e diel).
Xhaka dhe skuadra helvete do të ketë përparësi për ndeshjen çerekfinale , pasi do të ketë një ditë më shumë pushim, gjë që mund ta bëjë diferencën.