Anësori belg, Eden Hazard ka treguar hapur se a i është gëzuar triumfit të ish- klubit të tij, Chelseat në Ligën e Kampionëve.
“Natyrisht se jo, jam lojtar i Real Madridit dhe nuk jam i lumtur me këtë gjë”, ka thënë Hazard.
“Jam vetëm i lumtur për disa shokë atje, por shpresoj që Real Madridi ta fitojë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar më tej belgu.
Hazard nuk e ka filluar mirë aventurën te skuadra spanjolle, derisa lidhet me një largim në këtë verë.