Hazard “tërbon” tifozët e Realit, ylli belg “feston” kualifikimin e Chelseat në finale

Chelsea mposhti Realin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions-it me rezultatin 2-0, duke u kualifikuar për në finalen e madhe të Stambollit, ku blutë e Londrës do të përballen më 29 maj ndaj Manchester Cityt.

Titullar në përballjen e sotme, ishte edhe Eden Hazard, ylli belg, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Chelseat.

Në fundin e takimit, Hazard, është parë duke buzqëshur dhe duke “festuar” me ish-shokët e tij.

Kjo sjellje e belgut, nuk iu ka pëlqyer tifozëve të Realit, teksa të shumta kanë qenë kritikat në rrjetet sociale për 30-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *