Belgu beson se të gjitha këto lëndime janë shkaku i gjurit të operuar, që është duke e shqetësuar për më shumë se një vit.
Hazard nuk dihet rehatshëm me formën e tij, ngase ka probleme të vazhdueshme me muskuj, por Real Madrid i ka kërkuar të jetë i duruar dhe të marrë gjithë kohën që të shërohet plotësisht.
Real Madrid beson se është e rëndësishme për Hazard të shërohet si në anën fizike ashtu edhe mentale në këtë situatë të vështirë që e ka provuar edhe vitin e kaluar.
Ata nuk kanë vendosur ndonjë datë të mundshëm të rikthimit, në mënyrë që lojtari do rikthehet në fushë kur të ndihet i gatshëm.
Hazard ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje këtë edicion dhe thuhet se nuk do ta shpejtojë rikthimin./Lajmi.net/