Haxhihamza shkëlqen në Podujevë duke pritur dy penallti, Dukagjini fiton ndeshjen ndaj Llapit

Ka përfunduar ndeshja mes Llapit dhe Dukagjinit.

Rezultati pas 90 minutave është 0 me 1.

Kenan Haxhihamza ishte figura kryesore e ndeshjes, me portierin e Dukagjinit që priti dy penallti të skuadrës së Llapit. Fillimisht Haxhihamza priti penalltinë e Prognit, kurse në fund të ndeshjes, ai priti edhe penalltinë edhe Ilir Krasniqit.

Golin e fitores për skuadrën e Dallkut e realizoi Zylfiu me kokë, duke i dhuruar një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *