Haxhi Krasniqi e kishte kënaqësinë të takohej sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Boksieri kosovar, i shoqëruar nga kreu i Komunës, e vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të zbresë në ring më 5 gusht për ta zhvilluar meçin e radhës në boks.
Junikasi mezi pret ta realizojë ëndrrën e tij dhe të krejt tifozëve për të boksuar në kryeqytetin kosovar.
Dhe, ish-kampioni botëror i boksit profesionist pret që stadiumi të jetë i stërmbushur në përkrahje të tij, në një natë të paharrueshme të boksit.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Haxhi Robin Krasniqit në rrjetet sociale.