Hasan Hyseni është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 25-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll.
Mesfushori ofanziv e realizoi një supergol në fitoren e rëndësishme të Malishevës ndaj Drenicës me rezultat 3:2.
Ai e shënoi golin e dytë të ekipit të tij në minutat e fundit të pjesës së parë me një goditje nga distanca.
24 vjeçari u shqua edhe me paraqitjen e tij solide në përgjithësi.
Për këtë, Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, e shpërblyen futbollistin në fjalë duke e zgjedhur atë “Ylli i Javës.