Harry Kane shënoi golin e dytë të Bayernit nga një penallti kundër Real Madridit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi ndërkombëtar anglez tani ka 43 gola në 43 ndeshje këtë sezon.
Kane ka gjithashtu 11 asistime, tre në Champions League, duke e bërë të veçantë sezonin e tij të parë tek bavarezët.