Real Madrid ka grumbulluar 49 pikë pas 23 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Barcelona ka 46 me një ndeshje më pak.
Kësisoj, të dyja skuadrat janë në garë akoma për titullin e La Ligas. Sidomos tani, kur Los Colchoneros kanë barazuar ndaj Levantes.
Atletico Madrid kishte krijuar komoditet në kreun e tabelës, mirëpo tani që në pesë ndeshjet e fundit ka barazuar dy herë, gjërat kanë ndryshuar.
Më 7 mars do të zhvillohet derbi madrilien mes Real Madridit dhe Atleticos dhe nga kjo ndeshje fituesi më i mandh pritet të jetë Barcelona.