Portieri i Inter-it, Samir Handanovic, ka komentuar humbjen 3-2 të pësuar nga zikaltrit kundër Real Madrid në Champions League.
“Jemi shumë të hidhëruar. Kishim dy raste dhe nuk i shfrytëzuam, ndërsa Real-i i shfrytëzoi rastet që kishte. Episodet bënë diferencën. Në fund, ata ishin më të vendosur”, ka thënë Handanovic për Sky Sport Italia.
“Ne duhet të jemi më të vendosur, sepse mund të kishim fituar këtë ndeshje dhe nuk është hera e parë që përjetojmë një situatë të tillë”.
“Mendoj se ishim të barabartë me Real-in, madje ishim superiorë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por ata kanë qenë më të vendosur”.