Hajdutët i hyjnë në shtëpi Vidalit, i’a vjedhin Mercedesin me vlerë 400 mijë euro

Shtëpia e mesfushorit të Interit, Arturo Vidal thuhet se është thyer gjatë derbit të Milanit dhe Mercedesi i tij me vlerë 400,000 euro është vjedhur.

“La Provincia di Como” raporton se hajdutët hynë në vilën e kilianit në natën e derbit të Milanit më 7 nëntor.

Mesfushori Nerazzurri jeton në ‘Villaggio del Sole’ në kodrën rezidenciale të San Fermo, në zonën e Como.

Gazeta raporton se hajdutët vodhën ar dhe xhevahire dhe u larguan me një Mercedes me vlerë 400,000 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *