Hadërgjonaj: E dimë çfarë ekipi kemi përballë, do të mundohemi të bëjmë diçka historike

Kosova po mban konferencë për media para ndeshjes që nesër e zhvillon ndaj Spanjës në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës që zhvillohet vitin tjetër.

Është futbollisti Florent Hadërgjonaj që tha se po e presin me gëzim ndeshjen ndaj Spanjës

“Është ndeshje shumë e madhe. E dimë që çfarë ekipi është duke na pritur neve. Kanë fitu dy tre tituj në vitet e fundit. Jemi duke e prit me gëzim, besoj që mundemi me tregu veten si ekip. Do të mundohemi me bë diçka historike nesër” – tha Hadërgjonaj.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës nis nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Sevilla, Spanja triumfoi 3:1 ndaj Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *