Florent Hadërgjonaj duket të jetë afër transferimit në Greqi te skuadra e Olympiacos.
Duke folur për Super Sport pas humbjes 1-2 të Kosovës nga Greqia në ‘Fadil Vokrri’, mbrojtësi i Kosovës u pyet edhe për interesimin e Olympiacos.
Ai dha sinjale se e ardhmja e tij do të zgjidhjet brenda pak ditëve.
“Jemi në bisedime me disa klube, shpresoj që të kryhet sa më shpejt dhe të punoj që të jem gati për muajin e ardhshëm, të jem i gatshëm kundër Maqedonisë”, u shpreh ai.
“Shpresoj javën tjetër të kryhet gjithçka”, ka shtuar Hadërgjonaj.