Jose Mourinho ishte i interesuar për shërbimet e Lionel Messit në vitin 2004. Sipas, raportimeve të fundit të gazetarit të famshëm italian Gianluca Di Marzio, edhe argjentinasi ishte i interesuar të punonte me Mourinhon tek Chelsea.
Informacioni u bë i ditur pak javë pasi ylli i katalanëve njoftoi se dëshiron të largohet nga klubi, ai në fund vendosi të vazhdoj edhe për një tjetër sezon dhe të konsideroj mundësitë e së ardhmës në verën tjetër kur do jetë futbollist i lirë.
33 vjeçari Argjentinas, që atëbotë ishte vetëm 17 vjeç dëshironte të bëhej pjesë e super skuadrës së Roman Abramovich dhe të ishte nën urdhërat e Mourinhos. Kjo megjithatë nuk ndodhi, dhe futbollisti qëndroi deri më tani në Barcelonë, duke thyer rekord pas rekordi e duke impresionuar të gjithë dhe duke sjellur trofe të shumtë në Camp Nou.
Raportet e Messi-t me Barcelonën janë prishur shumë viteve të fundit me lojtarin që po provon të largohet nga skuadra tani e disa kohë