Erling Haaland ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur për shumë gjëra, për karrierën që po shkon rrugës së duhur dhe tashmë, ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropian.
Haaland foli gjithashtu për kundërshtarët më të bezdisshëm në fushë, duke përfshirë qendërmbrojtësin e Napolit (Koulibaly) që ai takoi në Evropë para se të vishte fanellën e Borussia Dortmund.
“Unë i kam vendosur vetes një qëllim në 2021, dua ta filloj me gol në ndeshjen ndaj Wolfsburg më 3 janar dhe të vazhdoj ashtu për tërë vitin”, tha ai.
“Do të filloj mirë dhe do të përfundoj mirë. Si fëmijë pashë John Carew shumë, gjithashtu ndoqa Solskjaer dhe John Arne Riise”, vazhdoi Haaland i cili më pas komentoi për kundërshtarët më të pakëndshëm ka hasur në fushë deri më sot.
“Mendoj se tre mbrojtësit qendrorë më të mirë në botë janë Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Kalidou Koulibaly. Të tre janë shumë fizikë, por edhe shumë inteligjentë në fushë”.