Fillimi sensacional i Erling Haaland me Borussia Dortmund vazhdoi të shtunën ndërsa shënoi dy herë në fitoren e skuadrës së tij 5-0 ndaj Union Berlin.
Dygolëshi do të thotë se ai është lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënon shtatë gola në tre paraqitjet e tij të para në këtë garë.
Çuditërisht, secila prej shtatë goditjeve të para të ish-sulmuesit të Red Bull Salzburgut në Bundesligë kanë përfunduar si gola, përcjell lajmi.net.
Ai debutoi me het-trik ndaj Augsburg, e më pas shënoi dy herë ndaj Koln.