Haaland i shënon dy herë Bayern Munichut për nëntë minuta – goli i parë nga distanca

Erling Braun Haaland po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Borussia Dortmundit.

A në derbin e Gjermanisë, ka shënuar dy herë brenda nëntë minutash.

Fillimisht norvegjezi gjeti rrjetën pas një goditje nga jashtë zonës në minutën e 2-të.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Haaland shënoi me një goditje për 2-0.

Por ishte Robert Lewandowski ai që ngushtoi shifrat në minutën e 27-të.

Aktualisht Borussia po fiton si mysafir me rezultat 2-1. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *