Erling-Braut Haaland mund të fillojë një ‘luftë’ midis Real Madrid dhe PSG, për të nënshkruar me të.
Të dyja klubet e dëshirojnë norvegjezin dhe largimi i tij mund të ngjallte konkurrencë.
Real Madrid e sheh si prioritet nënshkrimin me francezin Kylian Mbappe i cili mund të jetë agjent i lirë verën e ardhshme, por ata po vëzhgojnë edhe Haaland dhe mund të bëjnë një lëvizje për të.
Në anën tjetër PSG dëshiron ta mbajë Mbappen dhe shpresojnë në një marrëveshje të re, por nëse ai refuzon, ata e shohin norvegjezin si zëvendësuesin e vetëm.