Haaland dy gola, Dortmund e deklason Schalken

Schalke 04 drejt rënies në Bundesligën e dytë gjermane. “Blutë mbretërorë” u gjunjëzuan lehtësisht nga Borussia e Dortmundit në derbin e Ruhrit, ku mungoi ai rivaliteti i madh që mbizotëron në këtë duel të futbollit gjerman.

Verdhezinjtë triumfuan pa shumë mundim 0-3 në “Veltins Arena”, ku u dallua qartë superioriteti i ekipit të drejtuar nga kroati Edin Terzic.

Dortmundi shkoi në pushimin mes pjesëve në epërsi të dyfishtë, pasi në fundin e fraksionit të parë, në një distancë kohore prej vetëm tre minutash shënuan Sancho dhe Erling Haaland. Talenti norvegjez tregoi klasin e tij me një goditje “voley”, e pakapshme nga portieri kundërshtar.

Dominimi i verdhezinjtë ishte i dukshëm edhe në pjesën e dytë, çka u reflektua me golin e Guerreiros për rezultatin 3-0.

Më herët (61’)Serdar i Schalkes u ndal nga shtylla, moment që tregoi se edhe fati nuk ishte me “blutë mbretërorë”.

Në fund kishte kohë edhe për golin e katërt, që u realizua nga Haaland, i cili e mbylli takimin me dygolësh.

Fitore që kthen disi qetësinë te Borussia e Dortmundit që jo vetëm ka dalë herët nga gara për titull, por rrezikon të mbetet jashtë zonës Champions (Eintracht Frankfurti i vendit të katërt ka grumbulluar 6 pikë më shumë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *