Guardiola zbulon prapaskenat si i iku Cole Palmer për te Chelsea: E luta të qëndronte

Sulmuesi i talentuar ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Chelseat, duke realizuar tre gola e duke asistuar në katër të tjerë.

Shumë kritika ka pasur në drejtim të Cityt që kanë lejuar largimin e njërit nga talentëve më të mëdhenj në Angli.

Gjithsesi për këtë ka folur Pep Guardiola, duke thënë se ai e kishte lutur Palmerin të qëndronte në Etihad Stadium pas largimit të Riyad Mahrez.

“Cole mbërriti dhe kaloi disa procese dhe më pas pas një apo dy vitesh tha: “Jo, nuk dua të luaj këtu, nuk do të luaj”, shpjegoi Pep.

“Por unë thashë: ‘Riyad [ Mahrez ] po largohet, ju do të keni një shans këtu, dhe ai tha: ‘Jo, nuk do të luaj këtu, dua të largohem’, kështu që thashë: ‘OK , largohu.’ Ai mori atë që donte. Është mirë për të”.

“Ai është një lojtar i ri, një talent i madh përndryshe nuk do të kishte qenë këtu. Ai është një djalë i mirë dhe po bën shumë mirë”, u shpreh Pep Guardiola.

Chelsea dhe Manchester City përballen sot me fillim nga ora 17:30 në Stamford Bridges, derisa Palmer pritet të jetë titullar në këtë sfidë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *