Guardiola thyen heshtjen, flet për të ardhmen e Sterling

Pep Guardiola është pyetur së fundmi për të ardhmen e Raheem Sterling, i cili është përfolur shumë për një kalim te Barcelona.

Kjo pyetje e ka irrituar trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola.

“Mos më folni për transferime. Jo tani dhe deri në fund të tregut. Nuk është puna ime dhe nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetjeje në lidhje me të. Prioriteti im i vetëm është përgatitja e ndeshjeve. Me Sterling nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij”, tha trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp.

Sterling, i cili ka kontratë deri në vitin 2023, është i pakënaqur te City për mungesë minutash dhe emri i tij është lakuar rreth një transferimi të mundshëm te Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *